“Është për të vënë duart në kokë”/ Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

Shqipëria

“Është për të vënë duart në kokë”/ Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

Më: 29 janar 2025 Në ora: 16:54
Ilir Demalia

Analisti i njohur Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij me Linda Ramën në një event të përbashkët.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ai u shpreh se me Linda Ramën kanë lidhje familjare dhe se janë kushërinj dhe se ishin takuar në atë darkë pas më shumë se 50 vitesh.

Ai tha se pas kësaj fotoje ka marrë shumë sulme kryesisht nga njerëz të politikës duke e cilësuar “si komunist” apo etiketime të tjerë, pa ditur në fakt se ata janë kushërinj.

“Fatkeqësisht shoqëria jonë është e pakultivuar dhe e paetikë dhe ka një gjuhë urrejtjeje të pajustifikueshme. E para njerëzit nuk e dinë që unë me bashkëshorten e kryeministrit nuk e dinë që kam një raport familjar, nga ana e nënës, jemi kushërinj. Unë po ju them që zonjën Linda Rama mund të kisha 50 vjet pa e parë dhe pa folur. Ishte një takim dhe kur më pa erdhi më takoi, më përqafoi, filluam të diskutojmë, ‘mami të kujton përherë’… se mamaja ime ka qenë si një shtëpi me ta.

Pastaj filluan interpretimet, ‘ky qenka komunist’… dhe gazetat, nuk i jap rëndësi fare, por kur merret dhe një parti me një gjuhë rrugaçërore, që të hysh deri në banalitete… dhe kur i përdor një femër është për të vënë duart në kokë. Kanë një fantazi të shthurur që u vjen nga urrejtja, nga komplekset e inferioritetit, por kjo gjuhë urrejtje duhet të marrë fund. Unë them që duhen injoruar, por dhe injorimi u jep këtyre avantazh për këtë llum, për këtë makineri llumi që plas në portalet e partive apo në rrjetet sociale. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që hidh baltë që të bëhemi të gjithë me baltë”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat