Vodhi para dhe ushqime në një dyqan në Koplik, pranga 31-vjeçarit

Shqipëria

Vodhi para dhe ushqime në një dyqan në Koplik, pranga 31-vjeçarit

Më: 29 janar 2025 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 31-vjeçar,.

Kjo pasi vodhi një natë më parë në një dyqan një shumë parash dhe produkte ushqimore.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë. Ky i fundit dyshohet se me thyerje, gjatë natës ka vjedhur në një dyqan në Koplik para dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat