Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin. Tarifat e studentëve janë më të lartat në Europë

Shqipëria

Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin. Tarifat e studentëve janë më të lartat në Europë

Më: 29 janar 2025 Në ora: 18:22
Sali Berisha

Sali Berisha u shpreh se PD do të dyfishojë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin dhe se tarifat e studentëve janë më të lartat në Europë. 

Berisha: U caktuan tarifat më të larta në Europë për universitetet, më të lartat. Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, pas tyre.

Po në qoftë se, proporcionojmë rrogat e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe të Mbretërisë së Holandës me rrogat e shqiptarëve, ju garantoj se tarifat e studentëve në Shqipëri dalin më të larta se të tyre.

Dhe pa proporcionim, janë më të larta se të çdo vendi tjetër në Europë.

Ky ishte një vrapim drejt injorancës, drejt së shkuarës, drejt korrupsionit. Ishte një arritje e madhe, e jashtëzakonshme pranimi mbi procedura totalisht transparente. Përmbysën çdo gjë, por ne nuk duhet të rrimë.

Tani, të rreshtojmë librin e zi të arsimit që do shkruhet për ta. Por, ne duhet të paraqesim programin konkret real, me të cilin do të tranformojmë arsimin shqiptar.

Në kohën e transformimit digjital, levë e Arkimedit për transformimin e arsimit tonë do të jetë transformimi digjital, aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja.

Vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne.

Se, kur e sheh ku kemi rënë, me të drejtë i thua vetes: si do dalim ne? Si do ngjitemi ne? Si do kapim ne kohën?

Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor. Aplikimit, vendosjes së tij në shtyllat e teknologjisë së sotme më bashkëkohore.

Reve, të dhënave të mëdha, inteligjenca artificiale, internetit. Ndaj dhe ne, jemi shumë të inkurajuar nga këto zhvillime. Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.

Sigurisht, kjo kërkon investime. Por ne, jem itë vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve.

Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat