Çfarë ndodhi?! Aeroplani nuk ulet dot në Tiranë, rikthehet pas në Bari

Shqipëria

Çfarë ndodhi?! Aeroplani nuk ulet dot në Tiranë, rikthehet pas në Bari

Më: 29 janar 2025 Në ora: 22:55
Ilustrim

Një incident është regjistruar këtë të mërkurë me një avion të linjës Bari-Tiranë, në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se piloti i avionit pas disa tentativave vendosi të mos ulet në pistë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe i ktheu pasagjerët sërish në Bari.

Mediat e huaja shkruajnë se situata ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët ishin njoftuar nga piloti se avioni kishte dhe mungesë karburanti.

Raportohet se në fund pasagjerët, të cilët duhet të kishin mbërritur në Shqipëri para orës 11:00, zbarkuan pasdite në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat