Moti në Shqiperi me vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria

Moti në Shqiperi me vranësira dhe reshje shiu

Më: 30 janar 2025 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 4 deri 9°C;

Në zonat e ulëta 7 deri 16°C;   

Dhe në bregdet  9 deri 16°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat