​Sot mbahet ceremonia mortore për kryepeshkopin Anastas Janullatos

Shqipëria

​Sot mbahet ceremonia mortore për kryepeshkopin Anastas Janullatos

Më: 30 janar 2025 Në ora: 07:52
​Sot mbahet ceremonia mortore për kryepeshkopin Anastas Janullatos

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë edhe dje kanë vazhduar homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos, që ndërroi jetë të shtunën në Athinë.

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.

Kryepeshkopi do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, një amanet i lënë prej tij.

Kisha ortodokse deri dje ishte në ditën e pestë të zisë kishtare, ndërsa në ceremoninë mortore të 30 janarit, priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat