Meta dërgon kurorën me lule në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit: I paharruar kujtimi i Tij

Shqipëria

Meta dërgon kurorën me lule në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit: I paharruar kujtimi i Tij

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, kurorën me lule për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“I paharruar kujtimi i Tij”, shkruhet te kurora, që Meta e dërgoi në mungesë të pranisë fizike, për shkak se ndodhet në burg.

Ndërkohë, përmes një letre nga qelia të bërë publike dy ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta nderoi figurën e Kryepeshkopit, ku shkruante se nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, u arsimuan një brez i ri klerikësh shqiptarë dhe Kisha jonë u përfaqësua në nivelet më të larta të Këshillit Botëror të Kishave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat