Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e dializës në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas informacioneve një pacient i identifikuar si Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.
Në momentin e ngjarjes ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë të cilët bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.
Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale .