“Pse keni frikë?”/ Sula në parlament: Të miratohet projektligji, çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur SkyECC dhe EncroChat

Shqipëria

“Pse keni frikë?”/ Sula në parlament: Të miratohet projektligji, çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur SkyECC dhe EncroChat

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:37
Deputeti i PD Dashnor Sula

Deputeti i PD Dashnor Sula, në fjalën e tij në parlament u shpreh se duhet që të miratohet projekt-ligji, që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat.

Sula theksoi pse nuk miratohet ky projekt-ligj apo se deputetët kanë frikë.

Dashnor Sula: Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike.

Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat