Tragjedia ajrore në Washington, MEPJ: Thellësisht të pikëlluar. Solidaritet për familjet e prekura dhe qeverinë amerikane

Shqipëria

Tragjedia ajrore në Washington, MEPJ: Thellësisht të pikëlluar. Solidaritet për familjet e prekura dhe qeverinë amerikane

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tragjedinë ajrore të ndodhur në Washington DC, SHBA.

Tragjedia ajrore shkaktoi vdekjen e 67 personave, 64 ndodheshin në bordin e avionit dhe tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit ushtarak.

“Tragjedia rrëqethëse në Washington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar.

Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, thuhet në reagimin e MEPJ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat