Kërkesa e Berishës për diasporën, Peleshi: E papranueshme, të kërkosh që votimi të pranohet pa dokument! Sebep për të hedhur në erë…

Shqipëria

Kërkesa e Berishës për diasporën, Peleshi: E papranueshme, të kërkosh që votimi të pranohet pa dokument! Sebep për të hedhur në erë…

Më: 30 janar 2025 Në ora: 16:38
Sali Berisha,

Ministri Niko Peleshi iu përgjigj kërkesës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkon që emigrantët e diasporës të votojnë me pasaporta apo dokumente biometrike, të përkatësisë së vendit ku jetojnë.

Peleshi tha se të kërkosh që dikush të votojë pa dokument identifikimi është e papranueshme. rrjedhimisht edhe propozimi i Berishës.

Peleshi: Ky nuk është klubi i fshatit, nuk është gjyq publik…Dy fjalë për diasporën nuk duhet ta vrasim pa lindur një marrëveshje e re, e negociuar me dy palët në KQZ. Nuk e di pse në momentin e fundit nuk është firmosur nga ju zoti Bylykbashi…

Propozimi juaj është i papranueshëm. Kemi rënë dakord së bashkua, ju në momentin e fundit jeni tërhequr. Të kërkosh të pranohet votimi pa dokument identifikimi as ju nuk e besoni, sebep për të hedhur në erë këtë proces…duhet të shkoni me guxim ju edhe ne bashkë për një votë të mohuar prej vitesh. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit do njihet ashtu siç është.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat