Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fran Frrokajt për pezullimin e dënimit

Shqipëria

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fran Frrokajt për pezullimin e dënimit

Më: 30 janar 2025 Në ora: 16:59
Fran Frrokaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Frrokaj u dënua me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Vendimi i Apelit u dha më 23 dhjetor 2024, por ende nuk është ekzekutuar, pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia.

Policia ka realizuar disa kontrolle për kapjen e tij, por deri tani nuk ka pasur sukses. Aktualisht, Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat