Task Forcë për krimet zgjedhore/ Meçe: Një proces i rëndësishëm, shmang krimet elektorale

Shqipëria

Task Forcë për krimet zgjedhore/ Meçe: Një proces i rëndësishëm, shmang krimet elektorale

Më: 30 janar 2025 Në ora: 19:22
Analisti Arben Meçe

Analisti Arben Meçe u ndal gjithashtu edhe tek struktura Task Forcë e ngritur nga SPAK që do të monitorojë procesin zgjedhor në Shqipëri. Sipas tij, kjo strukturë ëshët tepër pozitive për të minimizuar atë që quhet krimi zgjedhor si dhe ka një efekt psikologjik mbi qytetarët të cilët më parë i quanin normale të tilla veprash penale që lidhen me procesin zgjedhor.

“Jemi në kushtet ku operohet me 4 dispozita që kanë të bëjnë me krimin elektoral dhe janë korrupsion aktiv, pasiv, përdorimi i parave të pista dhe shit- blerje e votave. Këto janë dispozita që kalojnë në dispozicion të SPAK. Niveli më i lartë i hetimit në Shqipëri tashmë sipas legjislacionit është SPAK. Prodhimi i një strukture Task Forcë quhet e tillë sepse është një strukturë e posaçme në kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Ngjarja që i është nënshtruar gjithmonë debateve është shit- blerja e votave ose krimi elektoral. Duke qenë se do futemi në këtë proces, është e pranueshme dhe e domosdoshme që organet e hetimi të kalonin në nivel tjetër përgjegshmërie. Duhet të ishte bërë kohë më parë.

Në planin akademik, është një strukturë që mesazhon dhe SPAKU në këtë situatë të tensionuar në shqipëri po merr një përgjegjësi.

Duke i dhënë prioritet tërheq vëmendje ndaj kujdo që deri më tani veprën e krimit penal e ka quajtur të zakonshme, si detyrë miqësore ndaj personave të angazhuar, sot do të kuptojnë që nga ky angazhim i SPAK po ballafaqohen me një vepër penale. Kushdo që do marrë përsipër të kryej krim elektoral, do ballafaqohet me këtë strukturë.

Spak e ka marrë formatin e vet të një strukture që nuk fal. SPAK ndërton një strukturë që angazhon Policinë, Prokurorinë dhe organe ligjzbatuese. Është pozitive në planin organizativ. Është një plan operacional. Një nga pikat kryesore të planit lidhet me komunikimin e tij me mediat, me partitë politike në terren sepse është strukturë kapilare e hetimit. Informacioni merret menjëherë dhe nuk humbet. Është e rëndësishme media dhe marrja e cdo informacioni, me denoncimet që bëhen në media,duke u hedhur në treg nuk do lejohen më të rrjedhin por do të jenë objekt i investigimit nga SPAK. Kjo lëvizje është për tu përshëndetur.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat