"Kanë filluar blerjet e votave në Itali"- Çollaku: A ka SPAK-u një koordinator ta çoj në Diasporë?

Shqipëria

"Kanë filluar blerjet e votave në Itali"- Çollaku: A ka SPAK-u një koordinator ta çoj në Diasporë?

Më: 30 janar 2025 Në ora: 21:39
Basir Çollaku

Basir Çollaku i cili u shpreh se dikush nga Italia ka qenë ditën e sotme në kontakt të një fenomenti të blerjes së votës. Oferta e deritanishme ishte diku tek 700 euro.

"Mua më ngjan si një ofertë e pa kërkuar që nuk vjen me një bilanc dhe një iventar për të ofruar besueshmëri.

Zgjedhjet e vitit 2017 dhe në të gjitha zgjedhjet vendore dhe parlamentare të mëvonshme krimet elektorale dhe zgjedhore janë denoncime edhe në Prokurorinë e Posacme, opozita në 2021 ka mbi 100 kallëzime të tilla, nga të cilat janë marrë në konsideratë 7 prej tyre.

Para se të vija këtu më merr dikush nga Italia dhe më tregon me emra dhe mbiemra, po unë i thash që të përcjellë denoncimin e dispozicioneve sepse është personi direkt që ka rënë në kontakt të një fenomeni të blerjes së votës në Itali.

A ka SPAK-u një koordinator ta çoj në Diasporë? Një në Itali, një në Gjermani, një në Amerikë...

S'ka autoritet po vota do të mbërrijë këtu dhe oferta e deritanishme ishte diku tek 700 euro. 

Kur ti vjen me një ide tjetër për të mbikqyrur procesin zgjedhor, do të boshatisësh Shqipërinë? Sepse ka nxjerrë 12 koordinator qarqesh. Nuk i ka Prokuroria e Posacme burimet njerëzore për të mbikëqyrur këtë", u shpreh Çollaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat