Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ftuar në emision ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Sali Berisha shquhet dhe ka meritë për koalicione spektakolare.
Ndoka: Besoj se në koalicion edhe për faktin që tashmë kemi një Kod zgjedhor përpara që ta detyron në një farë mënyre.
Skema politike është kthyer bipolar, pavarësisht se unë e kam kundërshtuar që në zanafillë kur lindën ato negociatat e para për ta bërë një gjë të tillë.
Ka një tendecë që ta kthejnë politikën me dy pole.
Ky ka qenë në fund të fundit interesi i dy partive më të mëdha politike.
I ka dhënë një lloj goditje pluralizmit, do ta pranojmë këtë realitet.
Por sot jemi përballë këtij fakti dhe duke e parë në këtë këndvështrim, padyshim që PDK e ka tentuar lirinë e vet.
Në 2009 unë kam kandiduar me polin e lirisë në atë kohë që kaluan pak vite dhe është harruar.
Të them të drejtën Sali Berisha shquhet madje për këtë ka meritë që ai krijon koalicione spektakolare.
Pra krijon hapësira dhe krijon mundësi për koalicione, për individë për forca të reja politike dhe këtë e ka me prova.