Ngjarje e rëndë te "Rruga e Dibrës" në Tiranë, policia rrethon zonën

Shqipëria

Ngjarje e rëndë te "Rruga e Dibrës" në Tiranë, policia rrethon zonën

Më: 30 janar 2025 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet G. K, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës njofton se: Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat