Saraçi: Çfarë i duhet SPAK-ut në një periudhe elektorale të bëj këtë qëndrimin politik që i shkon në favor pushtetit?

Shqipëria

Saraçi: Çfarë i duhet SPAK-ut në një periudhe elektorale të bëj këtë qëndrimin politik që i shkon në favor pushtetit?

Më: 30 janar 2025 Në ora: 21:59
Romir Saraçi

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në emision ‘’Drejt’’ në "Ora News" u shpreh se sipas tij nuk ka asnjë lajm tek task-forca e SPAK-ut. Gjithashtu u shpreh se SPAK-u nuk ka pse të dal dhe të bëj këtë qëndrim politik në një periudhë elektorale, e cila i shkon në favor qeverisë.

"Në rastin konkret përsa i përket problematikave dhe situatave duhen thënë ashtu siç janë sepse ne diskutojmë për këtë task-forcën që ngriti SPAKU. Unë si gazetar nuk e kuptoj ku qëndron lajmi tek kjo task-forca e SPAK-ut.

Pse duhet bërë lajm kjo? Çfarë na tregoi SPAK-u me këtë task-forcën? Që unë zotohem para Papës se do të zbatojë ligjin. Se që duhet të hetoj SPAK-u krimet zgjedhore është ligjore, e ka detyrim. Patjetër që është detyrim ligjor. Veja emrin si të duash, po të duash veja dhe OKB.

3 muaj para zgjedhjeve SPAK-u po ngren task-forcë. Kjo është hera e 8 që ngrihet një task-forcë. Madje dhe zgjedhjet e kaluara mos gaboj, në 2021, u bënë task-forca dhe në gjithë Prokuroritë e rretheve dhe të gjithë prokurorët ngritën shpatat për të luftuar krimin zgjedhor. Në fund përfundoi krimi duke hetuar Prokurorinë.

Amplifikimi që po i bëhet kësaj task-force po më shqetëson. Për çfarë i duhet SPAK-ut në një periudhe elektorale të dali dhe të bëj këtë qëndrimin politik që i shkon në favor pushtetit, qeverisë", u shpreh Saraçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat