Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emision ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në lidhje me SPAK që do marrë ‘në dorë’ zgjedhjet në Shqipëri, SPAK nuk i ka kapacitetet dhe se SPAK ka një fluks dosjesh shumë të madh.
Ramaj: Ka edhe fonde, janë thënë edhe shumë herë nga opozita fonde që përdoren nga qeveria në këtë moment që është e ndaluar edhe nga ana e KQZ ose është e ndaluar me ligj në kod zgjedhor për ti përdorur fondet për interesa elektoralë ose për publikun.
Por në fakt jemi para zgjedhjeve dhe mund të ndikojnë me selektime ose me individë që përfitojnë më shumë ose më pak.
Por ka edhe një problem tjetër SPAK-u, në këtë vazhdën për të vazhduar.
Problemi është se në momentin që kemi edhe mosbesimin e qytetarëve një element shumë të rëndësishëm, pra SPAK nuk i ka kapacitetet, kjo është e vërtetë.
Por edhe për të përballuar gjithë Shqipërinë në të gjithë qarqet me koordinator në një kohë që ka një fluks dosjesh shumë të madh.
Ka individë të cilët mund të ketë grupe të strukturuara që mund të kenë nga 10-15 individë dosja dhe ka zvarritje prej 2-3 vitesh në masat e sigurimit.
Ka probleme me afatet, ka probleme me shkeljet e të drejtat themelore të qytetarëve.