Struktura Task Forcë e ngritur nga SPAK ka ngritur pikëpyetje lidhur me produktivitetin e tij në krimet zgjedhore që konsistojnë rëndomtazi në korrupsion, shit-blerje votash dhe në kriminalitet.
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e ‘ 360 gradë’ u shpreh se dikur procesi zgjedhor monitorohej nga OSBE- ODIHR dhe se plani për të ngritur këtë strukturë ëshët referuar një vit më parë.
“Për cështjet zgjedhore, më kujtohet që proceset zgjedhore monitoroheshinj nga OSBE- OHDIR. Nuk do të kemi më OSBE- ODIHR nuk do e kemi faktor nderkombetar, ata kanë qenë të vetmit korrektor të zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne mezi prisnim të dilnin në konferencë.
Mesa kam dijeni, idenë për të ngritur një strukturë të posaçme ka qenë këtu e një vit më parë, ka qenë Altin Dumani që na e ka thënë ne nje mbledhje me gazetaret që proceset zgjedhore do pësonin një erë të re në vijim. E gjithë gadishmëria do të ishte në monitorim të keqpërdorimit të administratës, infrastrukturës dhe përfshirjes së grupeve kriminale.
Ajo që është e rëndësishme dhe duket si patetike janë dhe denoncimet. SPAK i bën një thirrje qytetarëve që të denoncojnë, pra i afrohet publikut që të bëhen bashkëpunëtorë dhe ‘të spiunojnë’. “