Një apartament në katin e tetë të një pallati, është përfshirë nga zjarri, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht nga flakët asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
Në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës, që ka vënë nën kontroll flakët.
Po ashtu edhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.