“Vërejtje publike”/ KLGJ masë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

Shqipëria

“Vërejtje publike”/ KLGJ masë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

Më: 31 janar 2025 Në ora: 11:15
Kledian Llaho

Këshilli i lartë Gjyqësor ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

KLGJ ka vendosur masën “Vërejtje publike”, ndaj prokurorit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho.

Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit K.Ll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat