Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari! Ja ku e kishte fshehur pistoletën

Shqipëria

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari! Ja ku e kishte fshehur pistoletën

Më: 31 janar 2025 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar në Kamëz, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Njoftimi i policisë:

Kamëz

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishëkësh.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat