Korçë/ I humbur prej disa ditësh, 54-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

Shqipëria

Korçë/ I humbur prej disa ditësh, 54-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën në rezervuar

Më: 31 janar 2025 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

U konstatua i humbur disa ditë më parë, dyshohet se ka humbur jetën Valmir Lame në rezervuarin e fshatit Kamenicë.

Mësohet se palombarët ndodhen pranë rezervuarit për të bërë kërkimet e trupit të pajetë të 54-vjeçarit. Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje.

54-vjeçari u denoncua si i humbur nga kushëriri i tij i cili deklaroi në polici se prej datës 26 Janar, Valmir Lame ishte larguar nga banesa.

Dyshohet se 54-vjeçari ishte me probleme të shëndetit mendor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat