Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën në qeli? Reagon SPAK: Miratimi i lejes jepet nga Drejtoria e Burgjeve

Shqipëria

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën në qeli? Reagon SPAK: Miratimi i lejes jepet nga Drejtoria e Burgjeve

Më: 31 janar 2025 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të PBDN, Vangjel Dule, nga takimi me Ilir Metën në burgun 313 në Tiranë.

Më herët sekretari i PL-së, Tedi Blushi, bëri një deklaratë në rrjetin e tij social ku tha se “në shkelje flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, SPAK ka penguar sot dhunshëm deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë”.

Lidhur me këtë akuzë, SPAK ka sqaruar për gazetaren e News 24 Kolidana Lala se “në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.

Dhe se në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

SPAK thotë se deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.

Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat