Prokuroria për raste të korrupsionit – vështirë e realizueshme

Aktuale

Prokuroria për raste të korrupsionit – vështirë e realizueshme

Më: 31 janar 2025 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Premtim elektoral u bë për themelimin e një prokurorie të re.

Nga partia e cila aktualisht është në pushtet, u premtua krijimi i një prokurorie që kompetencë do e ketë vetëm ndjekjen e rasteve të korrupsionit.

Mirëpo, krijimi i këtij mekanizmi të ri, vlerësohet si  vështirë i realizueshëm ligjërisht.

“Ligjërisht është i pamundur sepse edhe Kushtetua e Republikës së Kosovës, por edhe ligji për Gjykatat, ligji për Prokurorinë, i ka të përcaktuara këto prokurori dhe këto gjykata. Dhe rrjedhimisht, nuk mundesh me i kriju edhe një prokurori që do të merrej, siç kanë thënë vetëm me korrupsionin, sepse e prish rendin dhe rregullimin e prokurorive të shtetit”, tha avokati Visar Rrecaj.

Bazuar në këtë, ky premtim shihet si joserioz.

“Edhe nëse themelohet një prokurori e re, prapë se prapë ajo do të jetë pjesë e këtij sistemi prokurorial, për shkak se nuk mund të dalë nga ky sistem prokurorial përderisa kemi këtë Kushtetutë. Kështu që, përgjithësisht po e them se është një premtim joserioz, një premtim definitivisht i pakuptueshëm”, tha Gzim Shala nga IKD.

Krahas kësaj prokurorie, premtime pati edhe për krijimin e një Gjykatë të re, me kompetencë çështjet familjare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat