Përfshihet nga flakët makina, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

Shqipëria

Përfshihet nga flakët makina, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

Më: 31 janar 2025 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:49, kur Shërbimi Zjarrfikës i Gjirokastrës u njoftua për zjarrin që kishte përfshirë një makinë tip Audi me targa AA 333 PS.

Fatmirësisht, pasagjerët kanë mundur të dalin nga automjeti në kohë, duke shmangur dëmtime fizike.

Flakët, të cilat fillimisht u shfaqën në pjesën e motorit, u përhapën me shpejtësi, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve me një mjet autobot bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa rruga nuk ka pësuar bllokime për shkak të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat