Malaj: Nuk ka rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

Shqipëria

Malaj: Nuk ka rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

Më: 31 janar 2025 Në ora: 20:56
Pamje nga vizita

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka vizituar sot një biznes familjar në Savër të Lushnjës. Biznesi i sipërmarrësit Gëzim Gjolena është një mobilieri që përveç tregut vendas, përmbush kërkesa edhe për klientët e huaj, siç thekson ministri Malaj në postimin në Facebook.

Sipas Malajt, bashkë me djemtë e sipërmarrësit që janë specializuar në arkitekturë dhe interior dizajn, Gjolena synon të mbyllë ciklin, duke i shtuar vlerë produkteve.

“Së fundmi ai ka investuar në krijimin e këtij ambienti të ri pune që do t’i shërbejë për zgjerimin e gamës së produkteve dhe rritjes së cilësisë për konsumatorët”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije më herët se nuk do të ketë asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat