Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në Korçë

Shqipëria

Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në Korçë

Më: 31 janar 2025 Në ora: 21:57
Valmir Lama

Pas disa orësh kërkime, forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të Valmir Lames, 54-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur prej së dielës.

Ai u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë të Korçës, pranë stanit të bagëtive të familjes.

Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetë-mbytur dhe kishin kërkuar ndihmën e forcave të specializuara.

Sipas të afërmve, Lame vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat