Berisha drejt Gjermanisë me bashkëshorten, djali kalon "mbrapa", i liron vendin simpatizantit

Shqipëria

Berisha drejt Gjermanisë me bashkëshorten, djali kalon "mbrapa", i liron vendin simpatizantit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 00:20
Fotoja e publikuar

Sali Berisha është nisur ditën e sotme drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në kongresin elektoral të CDU –së në Berlin.

Në linjën e avionit me të cilën ka udhëtuar Berisha drejt Berlinit, ka qenë si pasagjer dhe Erion Simonaj, një qytetar nga Lezha emigrant në Gjermani, i cili ka publikuar një foto me liderin demokrat.

Nga pamjet dallohet se Berisha për udhëtimin e tij në Gjermani shoqërohet nga bashkëshortha e tij, Liria dhe djali i tyre, Shkëlzeni.

Në kongresin elektoral një ditor  të CDU-së, i cili do të zhvillohet në datën 3 shkurt, Sali Berisha do të shoqërohet edhe nga dy deputetë të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Tomorr Alizoti.

Zyra e shtypit të PD njoftoi se Berisha do të shkojë në Gjermani pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare. Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kujtojmë që kjo është vizita e parë e Sali Berishës jashtë vendit që pas heqjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Berishës iu dha edhe leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani, pasi ndaj tij është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat