Kthjellime me kalime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Shqipëria

Kthjellime me kalime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve.

Megjithatë, nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit.

Të dielën, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000 metër të dielën pasdite priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat