Lushnjë, nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në fshatin Bishqethëm

Shqipëria

Lushnjë, nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në fshatin Bishqethëm

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 08:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, objekt kulti tipik i ndërtimeve të shek. XVIII, kanë filluar ndërhyrjet konservuese/restauruese.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se “ndërhyrjet konsistojnë në restaurimin e çatisë me tjegulla të reja dhe zëvendësim i trarëve të amortizuar, restaurimi i muraturave me teknikën Shqep-Qep, me injektim, fugatim dhe suvatim, konsolidimi i materialeve të drurit, konsolidimi i muraturave dhe brezave të drurit”.

Sipas IKTK-së, pjesë e ndërhyrjes është edhe pastrimi i fasadës dhe objektit në brendësi dhe sipërfaqen rreth tij.

Pikturat e kishës janë realizuar nga Johani i cili i përket familjes së Çetirëve nga Grabova, në vitin 1798.

Disa prej tyre ruhen në gjendje të mirë dhe përbëjnë destinacion të rëndësishëm kulturor për t’u vizituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat