Kontratat e qirave/ Aga: Duhen lexuar me kujdes! Është mirë të konsultohuni me një avokat

Shqipëria

Kontratat e qirave/ Aga: Duhen lexuar me kujdes! Është mirë të konsultohuni me një avokat

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 08:20
Erald Aga

Avokati Erald Aga, i ftuar në Koha për t’u zgjuar në News 24 foli për kontratat e qirave. Aga tha se Kodi thotë se kur kemi të bëjmë me banim, kontrata nuk mund të lidhet më tepër se pesë vite.

Ai tha se kontrata e qirasë duhet të deklarohet. Avokati u shpreh se kontrata e qirasë duhet që të lexohet me kujdes. Aga shtoi se kur të lidhet një kontratë qiraje, është mirë konsultimi me një avokat.

Erald Aga: Ka disa lloj kontratash. Ka kontratë banesash, për tokat bujqësore etj. Kontratat e qirasë mund të kenë afat 30 ditor ose kur e parashikon ligji, që janë koncesione, që shkojnë deri në 30 vjet. Kodi thotë se kur kemi të bëjmë me banim, kontrata nuk mund të lidhet më tepër se pesë vite.  Kontratat e qirasë duhet të jenë të nënshkruara nga qiradhënësi dhe qiramarrësi. Kontrata e qirasë duhet të deklarohet. Ka plot njerëz që marrin toka bujqësore me qira dhe kanë afat mbi 9 vite. Kur është mbi 9 vite, regjistrohet tek noteri.

Kontrata e qirasë duhet lexuar me kujdes. Kjo, sepse ka raste, që një pikë thotë se pas shumë vitesh, qiramarrësi bëhet pronar. Është mirë që para se të bëhet kontratë qiraje, të takohet avokati, që të mbrojnë pronën e vet. Çmimi në kontratë është mirë të jetë real, që të shmangim rastet e mashtrimit apo shkuarjen në gjykatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat