Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

Shqipëria

Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Nga sot, të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfitojnë rritjen e trajtimit financiar.

Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu vuri në dukje rritjen e trajtimit financiar që nis prej ditës së sotme për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar vendimin si një hap të  rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë krahasuar me vendet e rajonit.

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat