Shoqërohet në polici 12-vjeçari në Kavajë, gjatë kontrollit iu gjet...

Shqipëria

Shoqërohet në polici 12-vjeçari në Kavajë, gjatë kontrollit iu gjet...

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Kavajë

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar.

Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit ër veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”]

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat