Elektriçisti rrëzohet nga shtylla dhe lëndohet! Arrestohet përgjegjësi i ekipit të OSHEE-Shupenzë

Shqipëria

Elektriçisti rrëzohet nga shtylla dhe lëndohet! Arrestohet përgjegjësi i ekipit të OSHEE-Shupenzë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F.O., 56 vjeç, banues në Shupenzë, me detyrë përgjegjës i ekipit të grupit të OSHEE-Shupenzë.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë, ku për pasojë gjatë punës, është rrëzuar nga shtylla elektrike shtetasi Sh.M., 61 vjeç, (elektriçist), duke pësuar lëndime trupore.

61-vjeçari, po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat