Policia ka vënë në pranga tre persona pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj personave të tjerë.
Një shtetas 69 vjeçar, banues në Strum të Roskovecit është arrestuarnë flagrancë pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases 51 vjeçare.
Një 28 vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër.
Një Lushnjë është arrestuar në flagrancë një 60 vjeçar nën akuzën e dhunës ndaj nënës së tij 85 vjeçare.
” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe. Po kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C.,60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, 85 vjeçe.” , njofton policia.