Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka kërkuar nga strukturat e Partisë së Lirisë që të mobilizohen anembanë vendit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen sa më parë në zgjedhjet parlamentare.
“Është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë”, theksoi Meta gjatë fjalës në Konventën e Tiranës të PL-së.
Ilir Meta: Ju kërkoj mobilizim total kudo, në Tiranë, e anembanë vendit për të çrrënjosur këtë regjim antikombëtar e mizor që ka larguar të paktën 500 mijë shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë.
Ilir Metën nuk e përjashton dot kush nga politika as Rama as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni.