Ditën e sotme është mbajtur Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka vend për të rinjtë dhe për të vjetër dhe se asnjë forcë tjetër nuk ka eksperiencën, rininë sesa PS.
Rama theksoi gjithashtu se ata që premtojnë shumë nuk kanë në dorë asgjë dhe se vota për ta ëshët thjesht zhgënjim.
“Duke e djegur votën në oxhakun me blozë të Partisë Demokratike apo në mangallen e disa partive të reja që të vetme gjë të re kanë moshën. Kjo është koha që shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030. Kjo është koha që të gjithë duhet ta dijnë që për të arritur Shqipërinë në vitin 2030 ka vetëm një trend për të gjithë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Kjo është e vetmja forcë politike që ka moshën e të gjithë atyre që e mbështesin dhe që ka bërë dhe mund të bëjë më shumë se të gjitha forcat e tjera së bashku për Shqipërinë dhe të gjithë ata që e mbështesin dhe janë shumica dërmuese. Asnjë forcë tjetër nuk është më e re sesa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë se kjo e jona, nuk ka më shumë energji se kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë rini sesa ne, nuk ka më shumë vende për të rinjtë e për të vjetër saç ka te ne. Fuqia që i sjellë të rejat për vendin nuk është askund tjetër përveçse këtu tek ne dhe me ne.
Prandaj, vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin ALBANIA në tryezën e BE.
që të gjithë mund të premtojnë, por këtë mund të bëjmë vetëm ne.”