Si kisha “amnistoi” Berishën/ Dokumenti: Kreu i PD u ul në karriken e vet

Shqipëria

Si kisha “amnistoi” Berishën/ Dokumenti: Kreu i PD u ul në karriken e vet

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:34
Sali Berisha

Sali Berisha, nga kontestator, u kthye në një personalitet të respektuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Ndër të parit që hyri në Katedrale, Berisha u ul nga protokolli i Kishës Ortodokse, në rreshtin e parë të të ftuarve. Aty po sipas protokollit duhet të qëndrojnë vetëm drejtuesit e lartë shtetërorë. Por a uzurpoi berisha nje vend qe nuk e meritonte?

Sipas këtij dokumenti që disponon ABC News, sipas radhës, në mes të Berishës e Ramës, do të duhej të ulej kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Në këto 2 minuta, mesa duket diçka ka ndryshuar. Spiropali, me deshirë apo jo, është spostuar, dhe në karrike eshtë ulur kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, i cili mbërriti i fundit në ceremoni, ndërkohë që sipas protokollit, duhej të ulej në të majtë të Ramës.

Kjo nxiti edhe një reagim të Partisë Demokratike, që ia la topin Kishës Autoqefale Ortodokse, sipas të cilit, ishte protokolli i saj që caktoi se Berisha do të ulen në rresht të parë të ceremonisë, në ulësen me numrin 7, madje në krahun e tij, një vend i ishte rezervuar edhe bashkëshortes, Liri Berishës, e cila nuk shkoi.

Ky dokument i disponuar nga ABC News i jep fund debatit, nëse Berisha rrëmbeu nje karrike jashte protokollit. Kreu i PD, u ul në karriken e tij. Atë që ja kishte përcaktuar vetë protokolli i kishes ortodokse.

Megjithe rremujen mediatike qe u be per kete rast, Kisha Ortodokse nuk dha asnjë sqarim për këtë incident. Por mesa duket heshtja e saj, eshte edhe lajmi I vertete.

Që në vitin e largët 1992, Sali berisha si President i Republikës së Shqipërisë, ka qenë kundër caktimit të Anastas Janullatos, si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Por Berisha nuk e la me kaq. Në nëntor të vitit 1994 me Projekt-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, permes një dispozite kategorike, kërkonte të dëbonte me mënyrën më të pakthyeshme Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për shkak të origjinës së tij greke. Pas rrëzimit në referendum të Projektkushtetutës çështja u shty, por nuk kishte mbaruar. Incidente të rënda pasuan ato vite mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe përplasja për Autoqefalinë, ishte vetëm njëra prej tyre.

Por me rikthimin e Berishës në pushtet në 2005, klima si duket ndryshoi. Varrezat e stisura me ushtarë greke si në kosinë, por edhe marrëveshja e detit, cimentuan një raport të shkëlqyer të Berishës me Athinën. Si kryeministër ai kurrë nuk hapi më gojë për Autoqefalinë dhe Anastasi u respektua si kreu i Kishës Ortodokse shqiptare.  Heshtja e fundit e Kishës Ortodokse për ceremonine e varrrimit të kryepeshkopit, tregon se Anastasi edhe pas vdekjes solli paqen mes personit që nuk e deshi kurrë dhe Kishës Ortodokse, që ai ringriti nga rrënojat duke patur edhe Sali Berishën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat