Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës
Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja janë proceduar, pasi sipas policisë kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.