Gjenden në Nikël dy kallëpe të dyshuara me lëndë plasëse, ngjarja u denoncua nga…

Shqipëria

Gjenden në Nikël dy kallëpe të dyshuara me lëndë plasëse, ngjarja u denoncua nga…

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një rast i dyshimtë pë vendosje tritoli është njoftuar në fshatin Nikël, ku paraditen e së premtes është raportuar për praninë e dy kallëpeve të dyshuara me lëndë plasëse.

Sipas policisë, 51-vjeçari Sh. M., ka njoftuar autoritetet për gjetjen e dy objekteve të dyshuara si lëndë plasëse me fitil zjarrpërcjellës në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij.

Menjëherë, forcat e rendit janë angazhuar për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë bërë sekuestrimin e provave materialeve.

Specialistët e policisë po zhvillojnë hetime për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët që mund të jenë përgjegjës për këtë akt të dyshuar kriminal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat