Babai vrau me thikë të birin në Tiranë, Policia jep detaje
Hekuran Gjoni është 74-vjeçari që vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç, në zonën e njohur si Kodra e Priftit, në Tiranë.
Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm të viktimës
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Tiranë.
Mësohet se shkaku i vrasjës ka qenë një konflikt që të dy ata kanë pasur, për shkak të bullizimit të babait Hekuran Gjoni nga ana e djalit, Asim Gjoni.
Pas konfliktit verbal në gjendje të dehur të dy kanë zënë fizikisht.
Ndërkohë që babai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.
Ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar në polici familjarë dhe të afërm të tyre për të zbardhur ngjarjen.
Krim i rëndë në familje, babai vret djalin me thikë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku babai i ka marrë jetën djalit të tij duke e qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi H. Gj. rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.