Takimet në Diasporë/ Baçi: Qytetarët kanë hasur probleme në regjistrim. KQZ duhet të jetë më e angazhuar...

Shqipëria

Takimet në Diasporë/ Baçi: Qytetarët kanë hasur probleme në regjistrim. KQZ duhet të jetë më e angazhuar...

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 20:58
Luan Baci

Ndërsa mbeten vetëm 100 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, takimet kanë nisur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Diasporë. 

I ftuar nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte deputeti i PD-së, Luan Baci i cili u shpreh se:

Jam në Greqi, sapo mbarova një takim para 10 minutash. Një takim shumë i mirë do të thoja, me shqiptarë të Diasporës, të shumë viteve qëndrimi këtu në Greqi. Një shumicë dërrmuese e tyre nga Fieri sepse me ata e kishim organizuar. Problematika nga më të shumtat. Problematikat e tyre të shumta jo vetëm në Greqi por edhe problwematika që hasen kur vijnë në Shqipëri.

Më së shumti u fokusuam tek zgjedhjet 11 majit, për atë që ishte dhe takimi. Është risi që Diasporës i jepet e drejta e votimit këtë herë dhe duke qenë se është dhe për herë të parë, mungesë përvoje, mungesë eksperience. U përqëndruam tek këto probleme.

Pamë që kishte vërtetë vështirësi në regjistrimin që duhet të bënin. Janë të painformuar. KQZ duhet të jetë më e angazhuar në informimin që duhet t'i bëjë qytetarëve shqiptarë të Diasporës", u shpreh Baci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat