Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, Asim Gjonin, 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, më datë 1 shkurt 2025, në banesën e familjes Gjoni, në rrugën “Ilia Shyti” në zonën e Kodrës së Priftit.
Janë publikuar fotot e viktimës dhe autorit, ku djali shfaqet i veshur me rroba ushtarake.
Policia e Tiranës njofton se ka shoqëruar si të dyshuar për vrasjen, babain e Asimit, Hekuran Gjonin, dhe janë duke kryer hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.