Akt vandal në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë objektet e kultit, arrestohen

Shqipëria

Akt vandal në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë objektet e kultit, arrestohen

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil.

Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur kur kujdestari i kishës është drejtuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.

Njëri prej tyre ndodhej brenda kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kur ata kanë vënë re praninë e kujdestarit, janë larguar me shpejtësi, duke e kërcënuar atë.

Pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar dy personat e dyshuar pranë një stacioni autobusash.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas burimeve, ata po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti vandalizmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat