Tiranë, babai vret të birin/ Softa: U konfliktuan kur ishin të dehur, shkak dyshohet bullizimi i djalit ndaj 74-vjeçarit

Shqipëria

Tiranë, babai vret të birin/ Softa: U konfliktuan kur ishin të dehur, shkak dyshohet bullizimi i djalit ndaj 74-vjeçarit

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 07:21
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se krimet në familje po rriten, teksa një 74-vjeçar vrau me thikë të birin 37-vjeçar në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se 74-vjeçari dhe i biri, ishin të dehur kur u konfliktuan.

Sipas Softës, shkak për konfliktin u bë bullizmi i 37-vjeçarit, ndaj të atit.

“Ky është një krim brenda familjes, këto krime po vijnë dhe po rriten, nga viti në vit, diku te 9-10 përqind. Ka motive të ndryshme, nga ato ekonomike. Ky është rast tipik kur babai vret djalin, apo djali vret babain. Është një rast  në hetim e supër. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë bullizmi. Në rastin që kanë qenë të konfliktuar, ishin të dehur. Një 74-vjeçar, si është e mundur, fuqia fizike e djalit, babai ka kryer goditje me thikë dhe djali nuk është mbrojtur. Goditja ka qenë fatale mesa duket”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat