Lejonte transportin e drogës drejt Greqisë, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe bashkëpunëtorin

Shqipëria

Lejonte transportin e drogës drejt Greqisë, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe bashkëpunëtorin

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimit dhe ka dërguar në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit si dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilët akuzohen për trafik droge.

Nga hetimet, prokuroria thote se provoi se ky ish efektivi, S.P në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

“Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva”, thote prokuroria.

Dy persona në bashkëpunim me shtetasin L.L. të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 – 117.000 euro.

Njoftimi i Prokurorise

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, S.P. dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 të regjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative se punonjësi i policisë, Kryekomisari S. P., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.L. të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 – 117.000 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat