Fredi Beleri në takimin e PD në Athinë: Të bashkohemi, përpara kemi një rrezik të madh!

Shqipëria

Fredi Beleri në takimin e PD në Athinë: Të bashkohemi, përpara kemi një rrezik të madh!

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:12
Foto nga takimi

Eurodeputeti Fredi Beleri ishte pjesë e takimit të PD me shqiptarët në Athinë. Në fjalën e tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa iu drejtua me një mesazh demokratëve që të mos dëgjojnë propgandën.

PD – tha Beleri- nuk është e përçarë, ndërsa u kërkoi demokratëve që t’ia falin edhe gabimet që kanë bërë.

Si eurodeputet, Beleri tha se vendet e Bashkimit Evropian nuk marrin asnjë kosto për Shqipërinë.

“Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabimet. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.

Atje që jam në BE e dinë të gjithë se cili është pushteti sot në Shqipëri. Asnjëri nuk do marrë kosto për ne, kanë interesat e tyre. Italiane dërgojnë emigrantë, gjermanet dërgojnë mbetje toksike, amerikanet kanë terroriste. Ju duhet ta shpëtoni. Kur ju respektoni veten respekt”, tha Beleri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat