Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu është ndalur sot në një takim me qytetarët e njësisë 14të.
Sipas tij këta qytetarë sot nuk kanë as shkollë as kopsht dhe as çerdhe për fëmijët e tyre.
Banorët shprehen shqetësimin e tyre tek Balliu, se prej 12 vitesh ata janë mashtruar nga Erion Veliaj dhe qeveria.
Ata deklaruan se ‘paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore por nuk kemi arsim’.
Balliu thotë se “një pjesë e qytetarëve shprehën dhe demin ekonomik pasi në mungesë të shkollës në zonën e tyre janë të detyruar ti çojnë fëmijët në shkolla të njësive të tjera dhe kjo kërkon një shpenzim monetar prej 65 000 mije lekë në muaj”.
Balliu denoncoj vjedhjen e taksës të infrastrukturës arsimore dhe i garantoj qytetarëve se me të ardhur në pushtet Partia Demokratike arsimi do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të qeverisë se demokratëve.
“Përshëndetje jemi sot në njësinë 14të ku jetojnë afërsisht 50.000 banorë të cilët paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk kanë as kopështe as çerdhe dhe as shkollë.
Erion Veliaj dhe qeveria që ai përfaqëson kanë mashtruar cdo palë zgjedhje qytetarët e kësaj zone por edhe pas 12 vitesh nuk ka asnjën shkollë në ketë zonë.
Arsyeja e mungeses të shkollave është vjedhja e taksave dhe e parave të qytetarëve.
I garantoj qytetarët se Partia Demokratike në qeveri nuk do të lë pas asnjë njesi pa shkolla dhe kopshte dhe cerdhe. Ju falenderoj për këtë denoncim”, thotë Balliu.