Vrau djalin, zbardhet dëshmia e babait 74-vjeçar: Më talli në tavolinën e bukës dhe u acarova, si e godita me thikë

Shqipëria

Vrau djalin, zbardhet dëshmia e babait 74-vjeçar: Më talli në tavolinën e bukës dhe u acarova, si e godita me thikë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Burime për ABC NEWS kanë zbardhur dëshminë e plotë të babait i cili vrau djalin e tij, mbrëmjen e së shtunës.

Ai është shprehur para grupit hetimor se:

"Djali im Asimi më tallet prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova i ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit dhe ai dhe më qëlloi ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe i ngrita mora thikën dhe e godita djalin".

Kjo është deklarata e marrë pas stabilzimit të gjendjes se 74-vjeçarit, mengjesin e se dielës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat